|
Në gjashtë vitet e krijimit të saj shkolla jonë ka organizuar aktivitete të shumta zbavitëse dhe kulturore me nxënësit dhe dashamirësit e shkollës. Synimi ynë ka qenë që duke u argëtuar të krijojmë një atmosferë ku nxënësit emigrantë vinë më pranë njeri tjetrit dhe krijojnë besim e respekt reciprok. Shumë shoqëri e miqësi lindën dhe mbahen deri më sot gjallë nga këto aktivitete.
Një synim tjetër po kaq i rëndësishëm është që nëpërmjet këtyre aktiviteteve kulturore të ruajmë identitetin tonë por dhe të njohim sa më mirë historinë dhe kulturën e popullit Helen për tu integruar në këtë shoqëri me dinjitet dhe me vlerat që trashëgojmë nga atdheu ynë.
Shkurtimisht po përmendim:
- Kokteil Parti në mjediset e shkollës, Maj 2005
- Ceremoninë e diplomimit të nxënësve të parë të shkollës në Hotel Titania, në Qershor të vitit 2005, që u pasua me një bufe të pasur në mjediset e këtij Hoteli.
- Kokteil në mjediset e shkollës me rastin e një vjetorit të shkollës, 3 Shkurt 2006.
- Mbrëmje festive për festat e Majit, Maj 2006
- Ekskursion me 120 nxënës të shkollës në qytetin turistik të Nafplios, Qershor 2006
- Mbrëmje festive për festat e vitit të ri, 1 Janar 2007
- Pritje festive në mjediset e shkollës me rastin e dy vjetorit të shkollës, 3 Shkurt 2007
- Ekskursion me 190 nxënës të shkollës në Delfi dhe drekë festive. Korrik 2007
- Pjesëmarrje në Festivalin Ndërkombëtar të Përrallës në Porto Rafti me grupin teatral të fëmijëve të shkollës.
- Ekskursion nė Epidhavro. Qershor 2008
- Trevjetori i Shkollės Mbrėmje festive Shkurt 2008 Salla e Pritjeve «To Agrino»
- Ekskursion nė Delfi 200 veta, 4 autobuza. Qershor 2007
- Pėrurimi i Mjediseve tė reja tė shkollės. Janar 2009
- Katėrvjetori i Shkollės Mbrėmje festive Shkurt 2009 Salla e Pritjeve «To Agrino»
- Festivali i Kombeve organizuar nga UNESKO dhe vlerėsimi me Diplomėn e prezantimit me dinjitet nė kioskėn e Shqipėrisė. Tetor 2009
- Vlerėsimi i z. Lorenc Koka me Titullin Biznesmeni i vitit pėr kontribut nė ndihmė tė komunitetit nga Bashkia e Athinės dhe Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė nė Athinė. Nėntor 2009
- Pesėvjetori i Shkollės Mbrėmje festive Shkurt 2010 Salla e Pritjeve «To Agrino»
- Ekskursion njė ditor nė Kalavrita mė 2 maj 2010, tre autobusė me 160 emigrantė
- Veprimtari nė librarinė Public nė sheshin Sintagma, me temė Letėrsia Shqipe pėr
Fėmijė nė bashkėpunim me ambasadėn nė Athinė me rastin e mbylljes tė vitit
Shkollor 2009-2010.
|